G Bani ka reaguar pas publikimit të këngës nga vajzat e shtëpisë së “Big Brother”. Përmes një shkrimi në rrjetin social “Instagram” ai shkruan ndër të tjera se ky realizim nga ana e tyre nuk është i sinqertë, në një kohë kur debatet mes tyre kanë qenë shumë të forta.
Reagimi i G Banit:
"Nuk i lan’ gja pa than’ njana tjetrës, dhe nxorën dhe një video klip të gjitha bashkë për vajzat. Luan me zemrat e djemve, flirtón nëpër klube, dashuron për lojë, llum, posesive, e çmendur etj etj. Aty ku nuk prek askush, aty nuk kan’ vdekur, këndojnë. Viktimizimi dhe shtirja në kulm. Kam pas lexu ni slogan në muret e Athinës dikur, “NUK JAN’ TË GJITHA GRATË SI MODELET E REVISTAVE, JANË EDHE MË TË BUKURA!”. /Versus.al/







