MAGAZINË /

Nuk përmbahet Cubi: Kjo e reja, Kiara më mori moderimin e “Portokallisë”

Cubi është shprehur se kishte dëshirë të moderonte Portokallinë, por që ia mori Kiara. Ajo është shprehur se ja kishte thënë dikujt por nuk e dëgjoi

Shkruar nga Versus
Nuk përmbahet Cubi: Kjo e reja, Kiara më mori moderimin e
Kiara Tito , Cubi

E ftuar në “Top Albania Radio” ka qenë aktorja e humorit, Esmeralda Metka e njohur si Cubi.

Kjo e fundit është pyetur nga Salsano nëse do të kishte dëshirë të ishte pjesë e moderimit të emisionit të humorit “Portokalli” i cili nis më 6 tetor.

Mirëpo me përgjigjen e saj, ajo i ka “habitur” të gjithë.

Pjesë nga biseda: 

Salsano: Do doje të ishe prezantuese e Portokallisë?

Cubi: Sigurisht që po! Por ma morën ma morën në moment të fundit. 

Elona Duro: Kush ta ka marrë Nevina apo Kiara?

Cubi: Kiara, kjo e reja. (qesh).

Elona Duro: Prandaj e dua Cubin unë, bam bam aty.

Salsano: Po ti e kishe shfaqur më përpara këtë dëshirë apo kurrë? 

Cubi: E kisha shfaqur nëpër ëndrrat e mia. Ja thash dikujt por s’ma dëgjoi…

Cubi u shpreh me shaka por siç i thonë asaj fjale shakaja është gjysma e së vërtetës./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: