MAGAZINË /

Nxehet situata pak para ndeshjes Shqipëri-Serbi në “Air Albania”! Tifozët kuqezi djegin flamurin serb (VIDEO)

Një grup tifozësh kuqezi ka djegur flamurin serb duke sharë me fjalë banale.

Shkruar nga Versus
Nxehet situata pak para ndeshjes Shqipëri-Serbi në “Air
Tifozët duke përdhosur flamurin serb

Pak orë para ndeshjes mes kombëtares shqiptare dhe Serbisë, situata në kryeqytet po merr ‘ngjyrë’ tensioni. Simbolet kuqezi kanë pushtuar rrugët e Tiranës, ndërsa tifozët shqiptarë kanë nisur të grumbullohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të përgatitur mbështetjen e tyre para sfidës që fillon në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Megjithëse situata në përgjithësi është relativisht e qetë, disa episode sporadike tensioni nuk ka munguar. Një grup tifozësh kuqezi ka djegur flamurin serb duke sharë me fjalë banale.

Në këtë sfidë kualifikuese për Kupën e Botës 2026, nuk mungojnë edhe polemikat në radhët e tifozërisë shqiptare. Disa tifo-grupe janë shprehur kundër Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) lidhur me mënyrën e shitjes së biletave, duke shtuar kështu tensionin përpara ndeshjes.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë pritet të jetë një nga më të ndjekurat dhe më të nxehtat në historinë e përballjeve mes këtyre dy kombëtareve. Versus.al

VIDEO e plotë:

 

 

Poll