
Olsa Muhameti, producentja e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Kosova, ka folur hapur për Gjestin dhe lojën e tij në BBVA 4.
Ajo ka zbuluar një detaj interesant që me siguri i ka bërë kurioz shumicën e shqiptarëve që ndjekin me pasion këtë format: "Sa para fiton produksioni nga SMS-të dhe votat e publikut?"
Sipas Muhametit, një televotim me një nivel të lartë të pjesëmarrjes, jo finalja, por një përballje e rëndësishme brenda lojës, mund të gjenerojë të ardhura që shkojnë deri në 150,000€ - 200,000€, vetëm nga SMS-të e votuesve.







