
Pjesëmarrja e Ilir Shaqiri në Ferma VIP ka ndryshuar menjëherë dinamikën e lojës, duke sjellë tensione dhe përplasje të vazhdueshme mes banorëve.
Që në ditët e para, ai është përfshirë në debate të ashpra, ku më e komentuara ka qenë përballja me Mimoza Ahmeti. Sjellja e tij është parë nga një pjesë e publikut si e tepruar dhe provokuese, ndërsa të tjerë e konsiderojnë pjesë të strategjisë së lojës.
Përveç diskutimeve për qëndrimin e tij në fermë, vëmendje ka marrë edhe pagesa që ai dyshohet se ka përfituar. Sipas raportimeve, Shaqiri është shpërblyer me rreth 40 mijë euro, duke u renditur mes konkurrentëve më të paguar të këtij edicioni.
Debatet e forta dhe kjo shumë e përfolur kanë rritur edhe më shumë interesin e publikut për zhvillimet në spektakël.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo strategji do ta ndihmojë të avancojë në lojë apo do të ndikojë negativisht në imazhin e tij jashtë formatit./Versus.al

