MAGAZINË /

Pagoi 1 mln dollarë për një foto me aktorin turk? Modelja rrëfen të vërtetën

Shkruar nga Versus

Pagoi 1 mln dollarë për një foto me aktorin turk? Modelja

Një foto e modeles Ainura Daudova me aktorin turk Burak Ozçivit ngjalli shumë reagime pasi u aludua se modelja kishte paguar 1 milionë dollarë për të.

Mediat e huaja përmendën emrin e Daudovës e cila pozoi me aktorin gjatë një eventi në Katar. Megjithatë pretendimi për pagesën e majme duket të jetë i pavërtetë.

Ky pretendim për shumën rekord është mohuar dhe nuk ka ndonjë konfirmim se një pagesë e tillë ka ndodhur realisht. Vetë modelja ka mohuar se ajo apo ndonjë person tjetër ka paguar 1 milionë dollarë për të bërë një foto me aktorin e njohur turk. Versus.al

Poll