Ndërkohë që Lim Hoti ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, në rrjetet sociale ka bërë bujë një video ku ai duket duke u dhunuar fizikisht në mes të rrugës.
Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta nga publiku, dhe dyshohet se sulmi është kryer nga reperi Finem. Sipas raportimeve, vetë Finem nuk ka mohuar lidhjen e tij me këtë përplasje fizike.
Aktualisht nuk janë të qarta arsyet që çuan në incident, ndërsa fansat presin me padurim një sqarim dhe detaje shtesë mbi motivet dhe zhvillimet që mund të pasojnë.
KUJDES! PAMJE TË RËNDA

