Pas eliminimit nga Big Brother VIP Albania, G-Bani ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të Gjestit, pavarësisht përplasjeve që kishin brenda shtëpisë.
Megjithatë së fundi, ish banori duket se ka ndryshuar qëndrim.
Në një video të publikuar, G-Bani tregoi se pas një vizite në kishën e Laçit dhe pas bisedave me miq të tij, vendosi të protestojë ndaj incidentit ku Gjesti hodhi kryqin e Jozit në pishinë.
Ai tha se, duke qenë se produksioni nuk mori masa ndaj këtij veprimi, ka vendosur të mos marrë pjesë në finalen e Big Brother VIP Albania.
G-Bani pranoi se ky vendim që do të marrë mund të ndikojë negativisht në karrierën e tij muzikore, për shkak të “fuqisë së Top Channel në industrinë muzikore” dhe shkeljes së kontratës, por theksoi se si një besimtar, e ndjen detyrim moral të ndërmarrë këtë hap.








