MAGAZINË /

Paraditja me diell dhe rritje temperaturash, pjesa e dytë e ditës sjell ndryshime të motit

Parashikimi i motit, 11 prill.

Shkruar nga Versus

Paraditja me diell dhe rritje temperaturash, pjesa e dytë e ditës

Moti vijon të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta më origjinë Perëndimore. Kjo do të bëjë që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante gjatë gjithë paradites.

Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira disi më të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C vlera më e ulët deri në 22°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: