Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave gjatë orëve të paradites ku në zonat Veriore dhe qendrore do të ketë edhe rrebeshe.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të mbetet me vranësira dhe reshje shiu, por intensiteti i tyre do të jetë i dobët. Në zonat Juglindore nuk priten reshje. Orët e vona të mbrëmjes do të sjellin ndërprerje të përkohshme të shirave në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 5°C vlera minimale deri në 20°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë mesatare por herë pas – here e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor; duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë. Versus.al







