Sipas Shërbimit Meteorologjik ditën e sotme,22 qershor vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, pa përjashtuar vranësira të pakta deri mesatare kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites përgjatë relieveve malore në jug të territorit të cilat do të shoqërohen me reshje të dobta shiu e afatshkurtra në formë pikash.
Zonat më të nxehta parashikohen të jenë në Tirana, Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra.
Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10 m/s.
Deti - Valëzimi 1-2 ballë.
Temperaturat për çdo qytet:







