MAGAZINË /

Parashikimi i motit për të shtunën, temperatura më e lartë shënohet në këtë qark

Parashikimi i motit, 14 qershor.

Shkruar nga Versus

Parashikimi i motit për të shtunën, temperatura më e

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në vendin tonë mot të kthjellët gjatë gjithë paradites.

Ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në gjysmën lindore të Shqipërisë megjithatë nuk priten reshje në territor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera më e ulët, e cila do të shënohet në qytetin e Ersekës deri në 35°C vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor. Për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë. Versus.al

 

Poll