Ajo parashikoi një të ardhme të zymtë për Evropën në vitin 2025.
Baba Vanga mund të ketë vdekur në vitin 1996, por ajo ende vazhdon të shqetësojë njerëzimin me parashikimet e tmerrshme që bëri gjatë jetës së saj. Edhe pse ishte e verbër, ajo kishte aftësinë të parashikonte se çfarë do të ndodhte në të ardhmen, sipas pretendimeve të saj.
Baba Vanga, e cila njihej edhe si Vangeliya Pandeva Gushterova, ishte një mistike dhe shëruese nga Bullgaria, e cila para vdekjes së saj ndau parashikimet e saj për të ardhmen, disa prej të cilave u realizuan.
Disa prej tyre ishin vdekja e princeshës Diana, por edhe sulmet e 11 shtatorit në SHBA. Mistikja e verbër kishte parashikuar të ardhmen për 3000 vitet e ardhshme, duke iu referuar ngjarjeve specifike që njerëzimi do të përjetonte.
Në fakt, ajo kishte përmendur edhe vitin 2025, duke parashikuar një luftë që do të shpërthente në Lindje dhe do të sillte “shkatërrim” në Perëndim.
Baba Vanga tha konkretisht se “në pranverë do të fillojë një luftë në Lindje dhe do të shkatërrojë Perëndimin”. Ajo parashikoi gjithashtu se Vladimir Putin do të bëhej "sundimtar i botës", me Evropën që do të shndërrohej në një "shkretëtirë".
Të gjitha parashikimet e saj janë disi të ekzagjeruara, por është e vështirë të mohohet se ka ngjashmëri me realitetin e zymtë me të cilin bota përballet çdo ditë.








