MAGAZINË /

Parashqevi Simaku anulon vizitën në Tiranë, zbulohet shkaku i vendimit

Artistja e madhe tërhiqet nga vizita e paralajmëruar në atdhe, mes zhgënjimit dhe sulmeve

Shkruar nga Versus

Parashqevi Simaku anulon vizitën në Tiranë, zbulohet shkaku i

Parashqevi Simaku, një nga ikonat më të dashura të muzikës shqiptare, ka anuluar rikthimin e saj në Shqipëri, i cili ishte paralajmëruar për këtë vjeshtë. Vendimi i befasishëm erdhi pas një serie akuzash dhe thashethemesh që sipas artistes e kanë vënë në shënjestër emrin dhe integritetin e saj.

Ky vendim nuk duket i papritur, pasi pak ditë më parë në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Simaku shprehet se prej 10 muajsh po përballet me një fushatë të ulët shpifjesh, të cilat kanë ndikuar në vendimin për të qëndruar larg vendlindjes.

“Kam qenë gati për një rikthim në Shqipëri, por jo për të parë emrin tim të përdhoset për disa klikime të lira”, – thuhet në mesazhin e saj.
Simaku, e cila jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cilëson klimën aktuale mediatike si toksike dhe zhgënjyese, duke thënë se nuk e njeh më vendin që dikur i dha duartrokitjet më të mëdha.

“Publiku im më njeh, e di kush jam dhe çfarë përfaqësoj. Por kur vendi yt të përqesh dhe të përdor si tabelë qitjeje, atëherë është më mirë të heshtësh larg.”
Duke kujtuar sakrificat dhe sukseset në skenë, ajo thotë se kjo nuk është hera e parë që përballet me zili dhe mllef, por është hera e parë që ndjen neveri nga mënyra si disa përdorin emrin e saj për të bërë zhurmë.

Vendimi për të mos ardhur këtë vjeshtë në Shqipëri shihet si një mesazh zhgënjimi i thellë ndaj ambientit publik dhe mediatik shqiptar, ku shpesh, siç thotë ajo, “më shumë vlerë kanë thashethemet sesa kontributi i vërtetë”.

Poll