Në mënyrë të papritur dhe gjysmë ore me vonesë, filloi në Toulouse të Francës faza e eliminimit të Kupës së Kampionëve në regbi (ekuivalenti i Ligës së Kampionëve në futboll). Skuadra vendase pret Sale nga Mançesteri i Anglisë me ndeshjen e planifikuar të nisë në orën 16:00 dhe vendasit kishin përgatitur një shfaqje para-fillimit, e cila do të kulmonte me mbërritjen e topit të ndeshjes nga... ajri.
Konkretisht, atë do ta sillte një parashutist i ushtrisë, i cili u shfaq mbi stadium në orarin e caktuar, por sapo hyri në...hapësirën ajrore të stadiumit, një erë e papritur e mori me vete dhe e dërgoi në çati në vend të qendrës sw fushws!
Carnage in Toulouse, a parachutist got caught on the stadium roof, kick off delayed, fire engines arrived to rescue him and he’s waving to the crowd getting them pumped for the game, only in France!
— Andy Goode (@AndyGoode10) April 6, 2025
https://t.co/i1AKrXWVqx
“Ooooooooo” e gjatë nga tribuna, u pasua nga disa sekonda heshtje, me njerëzit që shikonin me frymë pezull teksa ushtari fatkeq varej në ajër.
View this post on Instagram








