MAGAZINË /

Paris 2024/ 'Shpërthen' në akuza Federata Shqiptare e Mundjes pas humbjes së Valiev: Na vodhën fitoren!

Federata Shqiptare e Mundjes akuzon gjyqtarët e ndeshjes se i kanë vjedhur fitoren Chermen Valievit

Shkruar nga B.SH
Paris 2024/ 'Shpërthen' në akuza Federata Shqiptare e
Chermen Valiev

Federata Shqiptare e Mundjes pas elemininit në çerekfinale të Chermen Valiev ka shpërthyer në akuza.

Sipas kësaj Federate, Valievit i është vjedhur fitorja nga vendimi i padrejtë i gjyqtarëve.

 Valiev u mposht në çerekfinale 6-5 nga rivali uzbekistanas Jamalov Razambek.

Dueli mes tyre ishte i vlefshëm për peshën deri në 74 kilogramë, në stilin e lirë të mundjes.

Statusi në Facebook i Federatës Shqiptare të Mundjes

Lojërat Olimpike Paris 2024,

Në te cilat kemi hyrë në historinë e Mundjes Shqiptare me tre Sportist garues dhe gjithçka lidhet vetëm me një emër: Chermen Valiev.

Janë padrejtësitë e mëdha, sepse të voglat mund të jenë të pambarimta.

Chermen Valiev në ndeshjen çerekfinale, në sekondat e fundit ka humbur me një vendim te padrejtë të gjyqtarisë, 6-5 në favor të mundësit nga Uzbekistani, ku ndeshja ishte terësisht e dominuar nga Valiev, por pa mundur të marr fitoren e mohuar.

Me kaq guxim të madh dhe kaq haptazi, dje vodhën finalen nga Sportisti jonë dhe ëndrrën tonë dhe të tij, per medaljen historike.

Ky diskriminim në këtë Event sportiv me rëndesi kaq të madhe lë realisht për të dëshiruar. VJEDHJE!!!

 

 

Poll