Partizani ka gjetur trajnerin e ri. Bëhet fjalë për serbin Aleksandar Veselinoviç.
Ai u prezantua në ambjentet e stadiumit “Arena e Demave” nga drejtori sportiv i klubit.
Skuadra e fundit që 54-vjeçari ka drejtuar është Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Gjithashtu vlen të theksohet fakti se serbi Veselinoviç ka drejtuar edhe skuadra të tjera si Ponedelnik, Suduva, Vojvodina, Spartak Subotica, Çukariçki dhe Al Batin. Gjithashtu ai ka qenë trajner edhe i kombëtares së moshave të Serbisë.
Menjëherë tifozët shqiptarë kanë shpërthyer në ofendime ndaj drejtuesve të klubit për këtë vendim të marrë. Shumë tifozë kanë kritikuar pse i është besuar posti i trajnerit një serbi.
“Turpi ju mbuloftë” ka qenë komenti më i shpeshtë nga tifozët shqiptarë.
Aktualisht te Partizani janë gjashtë futbollistë nga Kosova si Redon Ismaili, Altin Bytyci, Andi Janjeva, Adnard Mehmeti, Gjelbrim Taipi dhe Agim Zeka.








