MAGAZINË /

Pas 13 vitesh martesë dhe 2 fëmijëve/ Erion Isai divorcohet nga bashkëshortja: S'ka më afeksion

Isai dhe Petrela u martuan në vitin 2011 dhe janë prindër të dy fëmijëve. Ndonëse prej kohësh përflitej për ndarje dhe jetesë të veçuar mes Tiranës dhe Ersekës, lajmi nuk ishte komentuar publikisht nga kryebashkiaku.

Shkruar nga Versus

 

Pas 13 vitesh martesë dhe 2 fëmijëve/ Erion Isai divorcohet nga

Kryetari i Bashkisë së Ersekës dhe njëkohësisht aktori i njohur i humorit, Erion Isai, i ka dhënë fund zyrtarisht martesës me bashkëshorten Ajlin Petrela. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Gjykatës së Tiranës, e cila ka zyrtarizuar divorcin në prill të këtij viti, pas një procesi që kishte nisur rreth një vit më parë.

Isai dhe Petrela u martuan në vitin 2011 dhe janë prindër të dy fëmijëve. Ndonëse prej kohësh përflitej për ndarje dhe jetesë të veçuar mes Tiranës dhe Ersekës, lajmi nuk ishte komentuar publikisht nga kryebashkiaku.

Në vendimin e gjykatës thuhet se mes palëve nuk ekziston më afeksion, se ata kanë kohë që jetojnë të ndarë dhe se martesa ka humbur funksionin e saj bazë.

Erion Isai nuk ka reaguar publikisht për ndarjen, ndërsa vijon detyrën e tij si drejtues i Bashkisë së Ersekës. /Versus.al

Poll