MAGAZINË /

Pas ndarjes, Selvija ka dy fjalë për Shpat Kasapin

E komplimentuar nga një ndjekës si “një nënë e mirë që është vetë nënë e vetë babë”, Selvija zgjodhi të përgjigjej me një ndjeshmëri të veçantë, duke theksuar se djali i saj, Roeli, është në qendër të çdo përpjekjeje të saj:

Shkruar nga Versus

 

Pas ndarjes, Selvija ka dy fjalë për Shpat Kasapin

Pas një periudhe larg syrit të publikut, Selvije Jao është rikthyer me një mesazh të sinqertë dhe prekës për ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje, ajo ka folur për një nga rolet më të rëndësishme në jetën e saj — atë të të qenit nënë.

E komplimentuar nga një ndjekës si “një nënë e mirë që është vetë nënë e vetë babë”, Selvija zgjodhi të përgjigjej me një ndjeshmëri të veçantë, duke theksuar se djali i saj, Roeli, është në qendër të çdo përpjekjeje të saj:

“Roeli është primar tek unë dhe mundohem të bëj më të mirën për të,” u shpreh ajo.

Por pavarësisht se është ndarë nga partneri i saj i mëparshëm, këngëtari Shpat Kasapi, Selvija nuk hezitoi të flasë me respekt dhe mirënjohje për rolin që ai luan në jetën e djalit të tyre. Me tone bashkëpunimi dhe pjekurie, ajo shtoi:

Roeli ka babin më të mirë në botë, që punon shumë dhe suporton rritjen e Roelit në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe nuk është se kontribuoj vetëm unë tek rritja e Roelit.”

Pas ndarjes, Selvija ka dy fjalë për Shpat Kasapin

Ky qëndrim i hapur dhe vlerësues është një dëshmi e qartë e një modeli pozitiv të bashkëprindërimit. Në një realitet ku shumë marrëdhënie të përfunduara përfundojnë në përplasje dhe mosmarrëveshje, qasja e Selvijes është një shembull për t’u ndjekur: ruajtja e respektit reciprok dhe vendosja e mirëqenies së fëmijës në qendër. /Versus.al

Poll