Pas incidentit të ndodhur mbrëmë në shtëpinë e Big Brother Albania, ku banori Jozefin Marku goditi Gjestin, ka ardhur edhe reagimi i parë nga familja e këtij të fundit.
Motra e Gjestit, Blerina Kelmendi, ka postuar një story në Instagram ku falënderon të gjithë për përkrahjen dhe dashurinë e treguar ndaj vëllait të saj.
“Në pa mundësi mi kthy krejt mesazhet e dërguara për aktin fizik ndaj Gjestit, ju jemi mirënjohës ne si familje për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që e keni tregu për to,” - ka shkruar Blerina, duke shprehur falënderimin në emër të gjithë familjes Kelmendi.
Kujtojmë se pas këtij incidenti të paprecent, Jozefin Marku u shoqërua me pranga në komisariatin e policisë, duke mbyllur kështu në mënyrën më të keqe aventuarën e tij në Big Brother Vip Albania. Jozi bëhet kështu banori i dytë që e presin prangat pas daljes nga BBVA.
Në edicionin e vjetshëm ishte Liam Osmani, banori i cili u arrestua në spektaklin ‘Big Brother VIP 3’, nga forcat Operacionale të policisë së Tiranës pasi ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për mashtrim, por pak ditë më vonë ai u la i lirë.








