MAGAZINË /

Pasimi i gabuar i Gjimshitit i dhuroi fitoren Interit, trajneri i Atalantës: E përqafova sepse nuk i ndodh zakonisht

Goli i vetëm i Interit u shënua falë një pasimi të gabuar nga ana e mbrojtësit të kombëtares shqiptare.

Shkruar nga Versus

Pasimi i gabuar i Gjimshitit i dhuroi fitoren Interit, trajneri i

Berat Gjimshiti gaboi në ndeshjen me Interin, duke i dhuruar golin e fitores. I vetmi që u shënua erdhi në minutën e 65-të, ndërsa Lautaro Martinez përfitoi nga kundërsulmi i krijuar.

Trajneri i Atalantës tha fjalën e tij pas ndeshjes. Rafaele Paladino deklaroi:

“Në fund të ndeshjes e përqafova Gjimshitin, sepse ai zakonisht nuk i bën këto gabime. Janë episode që ndodhin dhe nuk mund ta fajësoj.

Kemi gabuar në zgjedhjet përfundimtare, kemi pasur edhe disa raste, si ai i Samardziç. Kundër këtyre skuadrave duhet t’i shfrytëzosh rastet sepse nuk të japin shumë”, u shpreh trajneri i Atalantës. Versus.al

Poll