MAGAZINË /

Përcillet për në banesën e fundit, Tritan Kalo prek me postimin për bashkëshorten: Amaneti yt u vu në vend!

Është përcjellur për në banesën e fundit bashkëshortja e mjekut Tritan Kalos e cila u nda nga jeta pak ditë më parë. Mjeku Kalo i ka lamtumirën e fundit në një postim në rrjete sociale duke i bërë dhe disa premtime.

Shkruar nga B.SH

Përcillet për në banesën e fundit, Tritan Kalo prek me  

Është përcjellur për në banesën e fundit bashkëshortja e mjekut Tritan Kalos e cila u nda nga jeta pak ditë më parë.

Mjeku Kalo i ka lamtumirën e fundit bashkëshortes së tij në një postim në rrjete sociale duke i bërë dhe disa premtime.

Prehu në Paqë dhe mos ki asnjë dert për Besjanën, Enkelejdën dhe Gentan, sepse unë do të vijoj të jem për to babai kurdoherë i dedikuar në përkujdesin ndaj tyre…. Në shtëpinë tonë KURRË nuk do të mungojnë prania e ROSES/TRËNDAFILAVE, luleve të tua të preferuara…..LAMTUMIRË GJYSMA IME MË E MIRË.’ shkruan mjeku në postimin e tij.

Postimi i plotë:

8.06.2024….Dita më e trishtë në jetëshkrimin e Familjes Kalo Jr, që prej nisjes së këtij jetëshkrimi më 18.07.1985… Në orën 14:00 zhvillohet në McCALL GARDENS/SEQUOIA CENTRE ceremonia e dhënies së lamtumirës për bashkëshorten time dhe nënën e tre yjeve tona, ROZETA KALO…. Pas ceremonisë trupi i të ndjerës do të prehet përjetsisht në ROYAL OAK BURIAL PARK, shumë pranë vëllait tonë të ndjerë ARDIAN LEKA i cili prehet aty prej 20 vitesh….. E kish lënë amanet të përcillej me rrobat me të cilat festuam më 7.08.2023 ditëlindjen e 25 të yllit tonë të vogël Genta Juna Kalo si dhe të prehej shumë pranë varrit të Ardit…..Ishin shumë të lidhur me njëri tjetrin….Amaneti yt u vu në vënd…. Mbi arkëmort do vendosen edhe 72 trëndafila të kuq, rozë dhe të bardhë, sikundër kurdoherë ti i pëlqeje, dhe numuri përkon me atë çka ti shpreheshe dhe dëshiroje kur u sëmure: “Të paktën të mbush 72 vite, para se të ndahem nga kjo jetë”….. DO TË PËRJETËSOHESH në mëndjet dhe në zemrat tona e mira, e urta dhe buzëgazta ROZETA KALO…. Prehu në Paqë dhe mos ki asnjë dert për Besjanën, Enkelejdën dhe Gentan, sepse unë do të vijoj të jem për to babai kurdoherë i dedikuar në përkujdesin ndaj tyre…. Në shtëpinë tonë KURRË nuk do të mungojnë prania e ROSES/TRËNDAFILAVE, luleve të tua të preferuara…..LAMTUMIRË GJYSMA IME MË E MIRË./Versus

Poll