Shqipëria pritet të përfshihet nga një valë e motit të keq me reshje të dendura shiu dhe dëborë të cilat do të shoqërohen edhe me ulje temperaturash dhe stuhi. Meterologu i njohur grek Sakis Arnaoutoglu i cili shpesh paralajmëron për fenomenet e rrezikshme të motit që prekin vendin tonë, e ka bërë me dije ndryshimin e kushteve të motit që pritet të pësojë Shqipëria.
Sipas tij nga 2 tetori, do të ketë reshje të dendura shiu dhe dëbore në shumë zona të Shqipërisë. Në veri të vendit, nga Shkodra deri në Kukës dhe Peshkopi pritet të ketë reshje shumë të forta shiu dhe reshje dëborë në lartësi 900-1000 metra lartësi me trashësi të konsiderueshme.
‘’Në zonat si Dibra, Burreli dhe Elbasani, reshjet do të jenë po ashtu të bollshme, ndërsa në malet Korab dhe Shebenik dëbora do të nisë mbi 1000 metra, me intensitet në lartësi më të mëdha'' -thekson meteorologu grek në intervistë për TCH.
Po ashtu në juglindje, në Gramsh , në Korçë dhe rreth maleve Moravë dhe Gramoz, parashikohen reshje të dendura shiu dhe dëborë mbi 1200 metra. Ndërsa në jug, në Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, do të ketë kryesisht reshje shiu, ndërsa nuk përjashtohen reshje bore në zonat mbi 1200–1300 metra.
Ndryshe paraqitet situata në bregdetin perëndimor, nga Tirana e Durrësi deri në Vlorë, ku reshjet do të jenë të pakta dhe të dobëta, madje në disa zona mund të mungojnë fare. Versus.al







