CEO i kompanisë “Astronomer”, Andy Byron, ka reaguar për herë të parë pas pamjeve që qarkulluan në rrjet, ku shihet duke përqafuar një grua që nuk është bashkëshortja e tij, gjatë koncertit të grupit Coldplay në Massachusetts.
Skena u bë virale pasi këngëtari i njohur Chris Martin e vuri çiftin në pah përmes ekranit gjigant të skenës, në një moment kur ata po kërcenin dhe përqafoheshin në ritmin e muzikës.
Pasi kuptuan se po transmetoheshin drejtpërdrejt, Byron dhe gruaja që e shoqëronte u larguan me shpejtësi, duke u përpjekur të shmangnin kamerat.
Në reagimin e tij publik, CEO-ja ka hedhur një pjesë të fajit mbi grupin Coldplay, duke lënë të kuptohet se situata ishte nxitur nga momenti i papritur në skenë.
Chris Martin komentoi me humor: “Shikoni këta të dy. Ose janë në një lidhje jashtëmartesore, ose janë thjesht shumë të turpshëm” -një koment që, sipas ndjekësve online, mund të ketë qenë më i saktë nga sa parashikoi vetë këngëtari.
Pas përhapjes së videos në rrjete sociale, Byron lëshoi një deklaratë publike:
“Dua ta pranoj publikisht këtë moment që po qarkullon online dhe zhgënjimin që ka shkaktuar. Ajo që duhej të ishte një mbrëmje muzike dhe gëzimi, u kthye në një gabim personal që u bë publik në një skenë shumë të madhe. Dua të kërkoj ndjesë sinqerisht bashkëshortes sime, familjes sime dhe ekipit në Astronomer. Ju meritoni më mirë nga unë, si partner, si prind dhe si drejtues.”
Ai shtoi se po tërhiqet për një periudhë reflektimi dhe kërkoi privatësi:
“Po marr kohën e duhur për të reflektuar, për të marrë përgjegjësitë dhe për të vendosur për hapat e ardhshëm, si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale.” E konsideroj shumë shqetësues faktin që një moment privat u bë publik pa pëlqimin tim. Kam respekt për artistët, por shpresoj të reflektojmë të gjithë mbi ndikimin që ka kur jeta e dikujt tjetër kthehet në spektakël publik.”
View this post on Instagram







