MAGAZINË /

Përse u largua nga atdheu? Aurela Hoxha zbulon të vërtetën!

Modelja shprehet se arsyeja pse ka lënë Shqipërinë ishte dashuria për bashkëshortin e saj.

Shkruar nga Versus
Përse u largua nga atdheu? Aurela Hoxha zbulon të vërtetën!
Aurela Hoxha

Aurela Hoxha e cila tashmë vazhdon jetën e saj në Spanjë është larguar nga Shqipëria disa vite më parë.

Por së fundmi ajo ka treguar arsyet pse u detyrua ta lërë Shqipërinë duke u shprehur se arsye ishte dashuria për bashkëshortin me të cilën ka dhe dy fëmijë. 

“Të them të vërtetën nuk e kam menduar se do të largohesha nga Shqipëria. Domethënë jam nga ato shqiptaret që thonë që ‘nuk dua të largohem, një javë pushime mërzitem’ e të gjitha këto. Po, u largova për dashurinë. Në fillim e kisha shumë të vështirë.”

Si e la Shqipërinë dhe si e gjeti atë?

“Vij herë pas here. Unë e shikoj edhe shumë personale. Isha më e kujdesshme ndaj daljeve të mia. Edhe unë vetë personalisht kam ndryshuar me Shqipërinë. Tani më duket shumë e habitshme kur njerëzit më njohin e më shohin, sepse jam mësuar me jetën atje dhe nuk më bën përshtypje kjo pjesë. Kur jam në aeroport në Tiranë, që nga zbritja dhe që nga mënyra se si njerëzit reagojnë kur më shohin, them ‘në rregull, e paskëm harruar këtë pjesë’. Shqipëria çdo ditë është shumë më mirë dhe atje ku unë jetoj të gjithë flasin.”/Versus.al

Poll