
Sarandë- Një 31 vjeçar nga Etiopia me banim në Mbretërinë e Bashkuar është arrestuar në pikën kufitare të Qafë Botës pasi u kap në tentativë për të kaluar disa persona ilegalisht drejt Greqisë.
I riu Finan Kibrom, merrte para në këmbim të transportit të paligjshëm të 7 emigrantëve të huaj. Të gjithë u kapën në zonën e Kataetos.
Ndaj etiopianit rëndon akuza për veprën penale “Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve shtetërorë”. Versus.al







