
Siç dhe duket nga postimet jeta personale e këngëtarit Blero Muharremit nuk është në ditët më të mira.
Ndarja me partneren po i ndikon në humor dhe shëndet dhe kjo duket në postimet e tij të fundit publike.
Pak kohë më parë, Blero kishte shpërndarë një reagim emocional në lidhje me ndarjen, duke treguar se po kalonte një kohë të vështirë, deri në atë pikë sa nuk po mund të konsumonte as bukë.
Këto shqetësime duket se vazhdojnë, pasi mbrëmjen e kaluar, edhe pse ndodhej në një destinacion të bukur, ai ka ndarë një foto nga një pishinë e jashtme me titullin e këngës së tij “N.U.N” (Ne u ndamë).
Për më tepër, ai ka postuar një pjesë të këngës “Impossible”, ku përmenden vargje që pasqyrojnë ndjenjat e tij të thella:
“Tregoju të gjithëve që isha i lumtur, por tani zemra ime është e thyer, plagët e mia janë të hapura”. Për më tepër, ai ka postuar një pjesë të këngës “Impossible”, ku përmenden vargje që pasqyrojnë ndjenjat e tij të thella: “Tregoju të gjithëve që isha i lumtur, por tani zemra ime është e thyer, plagët e mia janë të hapura”./Versus.al







