
Ish-banorja e Big Brother Vip Albania, Françeska Murati aktualisht jeton në Tiranë, ku publikon shpesh momente me miqtë, ndërsa bashkëshorti i saj nuk është përfshirë në asnjë nga postimet.
Kjo ka ngritur dyshime tek ndjekësi të cilët mendojnë se mes çiftit ka një krizë apo divorc.
Së fundmi, Franceska ka bërë një kërkesë për ndihmë në lidhje me gjetjen e një shtëpie në Tiranë, duke njoftuar se ka vendosur të shpërngulet përfundimisht.
Kur është pyetur rreth ndarjes nga bashkëshorti apo ndonjë problem në jetën e saj private, Franceska nuk e ka mohuar drejtpërdrejt, por ka lënë të kuptohet se po përballet me një krizë që mund të çojë në ndarje.
'Më thënë të drejtën po kaloj një periudhë të vështirë në këto momente. Nuk është diçka që unë e kam diskutuar hapurazi, është një gjë që e din vetëm njerëzit e mi të afërt. Jam shumë e ngarkuar emocionalisht, po mundohem ta përballoj çdo gjë. Jeta paska qenë shumë e vështirë, të jepka shumë sfida. Mendoj që do kaloj. Mendoj se çdo gjë ndodh për një arsye.' është shprehur ish-banorja e Big Brothe Vip Albania.








