MAGAZINË /

"Po ta rrit fëmijën një person me ngjyrë", Getinjo u përgjigjet komenteve negative për Mozzikun

Getinjo ka falenderuar futbollistin për përkujdesjen ndaj mbesës së tij, ndërsa komentet për etninë e Adeyemit i cilëson të padrejta.

Shkruar nga Versus

"Po ta rrit fëmijën një person me ngjyrë", Getinjo

Ish-çifti Mozzik dhe Loredana ende vijojnë të komentohen për marrëdhënien që kanë patur mes tyre pasi kanë edhe një vajzë të quajtur Hana.

Kjo e fundit ka krijuar një raport shumë të veçantë me partnerin e ri të Loredanës, futbollistin e Dortmundit, Karim Adeyemi duke kaluar shumë kohë me të, gjë që tregohet shpesh edhe në rrjetet sociale.

Madje futbollisti i ka kushtuar disa gola asaj duke treguar lidhjen e veçantë me vajzën e partneres së tij. Për këtë raport, ka folur së fundmi edhe vëllai i Mozzik, reperi i njohur Getinjo i cili u është përgjigjur disa komenteve negative në rrjetet sociale ku persona të ndryshëm e kritikojnë Mozzikun duke i thënë se “po ta rrit vajzën një person me ngjyrë”.

Getinjo nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale ka shprehur mirënjohjen e tij për përkujdesjen e futbollistit ndaj mbesës së tij, duke theksuar se Hana e ka gjithmonë derën e saj tek babai Mozziku.

“Sa t’e ka babanë gjallë, derën qel e ka te baba i vet gjithmonë, e atij burrit të huaj, ishalla e ka shëndetin ai. Shkon një faleminderit që kujdeset për mbesën time, se nuk e ka borxh ai të kujdeset, po mbesa ime është me nënën e vet,” tha Getinjo.

Sa i takon komenteve për etninë e Adeyemit, Getinjo i cilësoi të liga dhe të padrejta. Versus.al

Poll