MAGAZINË /

Prindër të një vajze, kush është shqiptari i martuar me aktoren e famshme turke

Bashkëshorti i saj është Ertan Shabani, me origjinë shqiptare, i cili po ashtu është një aktor mjaft famshëm i kinematografisë turke

Shkruar nga M.H
Prindër të një vajze, kush është shqiptari i martuar me
Ebru Ozkan dhe Ertan Shabani

Aktorja turke Ebru Ozkan, e njohur nga shqiptarët në rolin e saj si ‘Dilara’ në serialin ‘Fate të kryqëzuara’ ka shprehur vazhdimisht lidhjen e saj të ngushtë me shqiptarët.

Kjo jo vetëm për raportin nga ekrani, por edhe në jetën private.

Aktorja e njohur është e martuar me një shqiptar.

Bashkëshorti i saj është Ertan Shabani, me origjinë shqiptare, i cili po ashtu është një aktor mjaft famshëm i kinematografisë turke.

Çifti i martuar që në vitin 2016 janë bërë edhe prindër të një vajze.

Aktori Ertan Shaban u shpërngul në Turqi në fillim të viteve 2000 dhe filloi aktrimin. Ai mori pjesë në dhjetëra seriale dhe prodhime të kinematografisë turke dhe tani renditet në një ndër aktorët më në zë.

Roli i fundit i Ebru Özkan është ‘Leyla Türk’, në serialin “I paepuri” ndërsa prodhimi i ri i Ertan Shabanit pritet të nisë këtë muaj ku do të ketë rol protagonist në serialin ‘Kotu Kan’.

Prindër të një vajze, kush është shqiptari i martuar me / Versus.al 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: