MAGAZINË /

Protesta për të liruar Noizyn, reagon familja: Falënderojmë fansat, por po ndjekim rrugën ligjore

Përmes menaxherit Ermir Gjyzeli, familjarët kanë falendëruar fansat e këngëtarit duke shtuar se nuk kanë ndërmarë organizimin e asnjë proteste.

Shkruar nga Versus

  Protesta për të liruar Noizyn, reagon familja: Falënderojmë  

Familjarët e Noizyt kanë reaguar pas lajmit që po qarkullon se fansat e reperit do të organizojnë një protestë për lirimin e tij.

Përmes menaxherit Ermir Gjyzeli, familjarët kanë falendëruar fansat e këngëtarit duke shtuar se nuk kanë ndërmarë organizimin e asnjë proteste.

Në reagimin për mediat familjarët kanë theksuar se po merren me rrugën ligjore për të zbardhur të vërtetën.

Reagimi i plotë:

Dje nëpërmjet mediave u informuam se do të organizohej sot një protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë për lirimin e Rigelsit (Noizyt).

Duam të informojmë fansat e Noizyt, publikun e gjerë dhe mediat, se as familja e Noizyt, as stafi menaxherial nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste.

Ne, jemi në një proces gjyqsor dhe do ndjekim vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës dhe pastrimin e baltës mbi emrin e Noizyt Duam të falenderojmë përzemërsisht fansat dhe kolegët e Noizyt për mbështetjen ndaj tij në këtë situatë absurde padrejtësie. Punë të mbarë të gjithë atyre që po punojnë drejt së vërtetës. Stafi menaxherial.

 

Poll