MAGAZINË /

“Pse nuk ke fëmijë?”, aktori Elvis Pupa flet hapur për herë të parë

Shkruar nga Versus
“Pse nuk ke fëmijë?”, aktori Elvis Pupa flet hapur
Belina dhe Elvis Pupa

Në emisionin “Ferma VIP”, aktori i njohur i humorit Elvis Pupa është pyetur nga këngëtarja Soni Malaj rreth jetës së tij private. Në bisedë e sipër, ata u ndalën në një prej temave më delikate për aktorin, prindërimin. Soni e pyeti përse nuk kishte fëmijë, ndërsa Visi iu përgjigj se pret të jetë si ta ketë shkruar fati.

Biseda mes tyre:

Soni Malaj: Fëmijë pse nuk ke?

Elvis Pupa: Nuk kemi, nuk na gjendet për momentin. Kemi provuar jemi në rregull. Jam dhe tip që…duhet pare kur është hëna, çan shegën e lë dritaren hapur, janë ca udhëzime, por po e dha ai lart e mirëpresim. Kur është një gjë që nuk e ke, se ke nuk mund të jesh pishman për diçka që nuk e ke.

Soni Malaj: Nuk e ke provuar ti prandaj.

Elvis Pupa: Po pra nuk mund të hash inat me…

Soni Malaj: Nuk është puna e inatit, por unë jam e bindur që ti e ke ndjekur si gjë.

Elvis Pupa: E kam ndjekur natyralisht, jo natyrales sepse besoj që po qe risk do të vij, nëse s’është nuk do vijë, çfarëdo që të jetë.

Soni Malaj: Po mirë ti mund ta provosh dhe ndryshe.

Elvis Pupa: Dua që gjërat të jenë ato që kam shkruajtur dhe llogaritur për mua. Versus.al

Poll