MAGAZINË /

Pse nuk shënoni dot gol? Manaj-gazetares: Po luajmë për Kupën e Botës, jo kalçeto me shokët

Shkruar nga Versus

Pse nuk shënoni dot gol? Manaj-gazetares: Po luajmë për

Pas barazimit zhgënjyes me një skuadër modeste si Letonia, duke mbledhur vetëm 2 pikë nga kualifikueset e botërorit deri më tani, sulmuesi Rei Manaj dha intervistë për mediat.

I pyetur nga gazetarja Ilda Bejleri për vështirësinë që po tregon Kombëtarja për të shënuar, Manaj u justifikua duke thënë se në ndeshje të nivelit të tillë, është normale. Madje e ironizoi pyetjen teksa u përgjigj se nuk po bëjnë ndeshje kalçeto me shokët.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Përse është aq e vështirë të shkoni tek goli:

Rei Manaj: Po lozim për Kupën e Botës, nuk po lozim kalçeto me shokët, normalisht që është e vështirë të bësh gol.

Gazetarja: Po tani në europian nuk keni luajtur kalçeto me Spanjën që është kampione europiani keni patur më shumë raste sesa me Letoninë që është në vendin 138 në renditje.

Manaj: Futbolli nuk lozet me matematikë, se Letonia është në vendin 138 duhet t’i bësh 56 gola dhe Serbia që është në vendin e 28 s’duhet t’i bëjmë gola. Versus.al

Poll