MAGAZINË /

PSG dhe Inter regjistrojnë fitime rekord nga të ardhurat e Champions League

Një triumf që mungonte shumë në vitrinën e trofeve, ndërsa drejtuesit e PSG-së kanë arsyeje të tjera për të qënë të lumtur. Klubi kryeqytetas do marrë gjithsej, 148.4 milionë Euro nga UEFA.

Shkruar nga Versus

PSG dhe Inter regjistrojnë fitime rekord nga të ardhurat e Champions

Kurorëzim që pritej prej kohësh në shtëpinë e PSG-së.

Një triumf që mungonte shumë në vitrinën e trofeve, ndërsa drejtuesit e PSG-së kanë arsyeje të tjera për të qënë të lumtur.

Klubi kryeqytetas do marrë gjithsej, 148.4 milionë Euro nga UEFA.

Rreth 6.5 milionë Euro ishte bonusi i siguruar pas ngritjes së titullit në qiellin e Mynihut, ndërsa 4 milionë të tjera me të garantuar kualifikimin në Superkupën e Europës kundër Tottenham më 13 Gusht.

Për më tepër, PSG është skuadra e dytë që kualifikohet në Botërorin e Klubeve të vitit 2029, kjo falë renditjes historike për t’u bashkuar me kampionët e Champions League aziatike, Al Ahli.

Edhe për Interin aventura Europiane mund të konsiderohet i frytshëm vetëm në aspektin financiar. Zikaltërit përpiqen të ngushëllojnë veten me shifrat. Fitimet sezonale në Europë arritën shifrën prej 132 milionë Euro, duke thyer rekordin e mëparshëm që datonte nga sezoni 2022/23, me mbi 101 milionë Euro.

Kjo është shuma totale e përfituar nga Interi në të gjithë aspektet, si pjesëmarrja në kompeticionin Europian, rezultatet e arritura, raundet si dhe për të drejtat televizive dhe renditja historike.

Këtyre duhet t’u shtojmë edhe fitimet nga biletat, ku vetëm Inter-Barcelona pothuajse solli 15 milionë Euro.

Tags:

inter psg

Poll