MAGAZINË /

Publiku e nxori nga loja, por fati e riktheu. Banori surprizon në “Big Brother VIP Kosova 4”

U eliminua nga televotimi, por bileta e fatit i prishi planet e largimi

Shkruar nga Versus

Publiku e nxori nga loja, por fati e riktheu. Banori surprizon në

Mbrëmja e së premtes në “Big Brother VIP Kosova 4” solli dramë, surpriza dhe një kthesë të papritur. Ardit Stafaj u shpall i eliminuari i radhës, duke mos arritur t’i shpëtojë televotimit javor dhe duke u përshëndetur, të paktën në dukje, me shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Publiku e nxori nga loja, por fati e riktheu. Banori surprizon në

Në nominim këtë javë ndodheshin edhe Hygerta, Ludo Lee, Alba dhe Labinot, por ishte Arditi ai që mori “dritën e kuqe” nga publiku dhe u detyrua të linte garën… ose kështu u mendua.

Sepse sapo mbërriti në studio, loja mori një tjetër drejtim. Me hapjen e biletës së fatit, Ardit Stafaj pa se fati kishte ende plane për të. Biletë kthimi! Një moment që ndryshoi gjithçka dhe që la publikun dhe banorët mes habisë dhe dyshimeve.

Eliminim apo thjesht një pauzë e shkurtër? Një gjë është e sigurt: Arditi nuk e ka thënë ende fjalën e fundit në këtë edicion, dhe rikthimi i tij pritet të trazojë ujërat brenda shtëpisë.

Loja vazhdon… dhe dramat po ashtu...

Poll