MAGAZINË /

"Pyesni Flick dhe lojtarët e tij", trajneri i "galaktikëve" tallet me humbjen e Barcelonës

Arbeloa pati një përgjigjie për një deklaratë të mëparshme të Flick.

Shkruar nga Versus

"Pyesni Flick dhe lojtarët e tij", trajneri i

Trajneri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa, ka dhënë një përgjigje të ftohtë dhe ironike kur u pyet për humbjen 4-0 të Barcelona ndaj Atletico Madrid në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Tekniku madrilen nuk pranoi të komentojë shumë mbi disfatën e rivalit të përjetshëm, duke zgjedhur një përgjigje të shkurtër, por plot thumb.

“Ndeshja e Barçës? Nuk kam asgjë për të thënë, pyesni Barcelonën dhe Flickun”, deklaroi Arbeloa.

Deklarata e tij vjen si kundërpërgjigje ndaj asaj që kishte thënë më herët trajneri i Barcelonës, Hansi Flick. Para përballjes me Atleticon, gjermani ishte pyetur nëse Barcelona kishte pasur një rrugëtim relativisht të lehtë në Kupën e Mbretit.

“Pyesni Real Madridin”, ishte përgjigjur Flick, duke lënë të kuptohet se kritikat apo krahasimet duhet t’i drejtoheshin rivalit.

Kështu, pas humbjes së thellë 4-0 në Madrid, Arbeloa nuk humbi rastin për ta kthyer përgjigjen në të njëjtën mënyrë, duke shtuar edhe më shumë tension në rivalitetin e përhershëm mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll.

Ndërkohë, dy gjigantët spanjollë po luftojnë edhe për titull në La Liga, ku katalunasit janë 1 pikë para. Versus.al

Poll