MAGAZINË /

Quajti konkurrentin “homoseksual”, Rezart Veleshnja kritikohet ashpër në Big Brother Vip

Shkruar nga Versus
Quajti konkurrentin “homoseksual”, Rezart Veleshnja kritikohet
Aktori Rezart Veleshnja dhe moderatori Alaudin Hamiti

Aktori Rezart Veleshnja u përball me debate të ashpra mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP Kosova për gjuhën e përdorur ndaj banorëve të tjerë.

Një moment tensioni ndodhi kur Rezarti, gjatë një diskutimi, e quajti kolegun e tij, Besfort Daka, “homoseksual”. Ky koment shkaktoi reagime të menjëhershme nga audienca dhe nga opinionistët e programit.

Opinionistja Olta Gixhari e kritikoi publikisht Rrezartin për këtë sjellje, duke theksuar se fjala e tij ishte e papranueshme dhe e dëmshme.

Ajo kërkoi respekt dhe mirëkuptim mes banorëve, duke nënvizuar se përdorimi i gjuhës diskriminuese dhe ofenduese nuk ka vend as në jetën reale dhe as në një format si Big Brother, që promovon bashkëjetesën dhe komunikimin.

Pas kritikave nga Olta, edhe prezantuesi i emisionit, Alaudin Hamiti, e mori në shqyrtim këtë çështje, duke e kritikuar ashpër Rrezartin dhe duke i kujtuar se ofendimet e tilla janë të ndaluara sipas rregullave të formatit Big Brother.

Ai e theksoi se programi synon të jetë një ambient ku çdo individ respektohet dhe pranohet pa marrë parasysh orientimin e tij seksual, etninë ose identitetin.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: