
Pas 22 fitoreve në Grand Slam, legjenda e tenisit ka njoftuar se po i jep fund karrierës së tij.
Tenisti spanjoll njoftoi se do të largohet në fund të sezonit pasi nuk mund të luajë më pa kufi dhe pa kushte sportin që e bëri një nga sportistët më të mëdhenj në histori.
Vendimin e tij e ka bërë të ditur përmes një videoje në të cilën thotë:
“ Jam këtu për t’ju njoftuar se po tërhiqem nga tenisi profesionist. Realiteti është se kam pasur disa vite të vështira, veçanërisht dy të fundit. Nuk mendoj se mund të luaj më pa kufi.
Është padyshim një vendim i vështirë, që më mori shumë kohë për ta marrë. Në këtë jetë, çdo gjë ka një fillim dhe një fund. Ndjej se është koha e duhur për t'i dhënë fund karrierës sime, e cila ka qenë e gjatë dhe shumë më e suksesshme nga sa mund ta imagjinoja.
Por jam shumë i emocionuar që turneu im i fundit do të jetë finalja e Davis Cup ku do të përfaqësoj vendin tim. Mendoj se ka bërë rrethin e plotë që kur një nga kënaqësitë e mia të para të mëdha si tenist profesionist ishte finalja e Davis Cup në Sevilje në 2004.
Ndihem super-super me fat për të gjitha gjërat që kam përjetuar. Dua të falënderoj industrinë e tenisit. Të gjithë personat e përfshirë në këtë sport, kolegët e mi prej kohësh dhe veçanërisht rivalët e mi të mëdhenj. Kam kaluar shumë orë me ta që do t'i kujtoj për pjesën tjetër të jetës sime .'Versus.al
Mil gracias a todos
— Rafa Nadal (@RafaelNadal) October 10, 2024
Many thanks to all
Merci beaucoup à tous
Grazie mille à tutti
谢谢大家
شكرا لكم جميعا
תודה לכולכם
Obrigado a todos
Vielen Dank euch allen
Tack alla
Хвала свима
Gràcies a tots pic.twitter.com/7yPRs7QrOi








