MAGAZINË /

Rebelët e Zodiakut: Dy shenjat që nuk durojnë autoritetin

Në një botë ku shumica përpiqen të ndjekin rregullat dhe të përshtaten me strukturën, dy shenja të zodiakut dalin jashtë çdo kallëpi: Dashi dhe Ujori.

Shkruar nga Versus

Rebelët e Zodiakut: Dy shenjat që nuk durojnë autoritetin

Në një botë ku shumica përpiqen të ndjekin rregullat dhe të përshtaten me strukturën, dy shenja të zodiakut dalin jashtë çdo kallëpi: Dashi dhe Ujori.

Asgjë dhe askush nuk mund t’u tregojë këtyre dyve se çfarë të bëjnë. Janë impulsivë, të paparashikueshëm dhe absolutisht të vendosur që të jetojnë sipas rregullave të tyre – ose më mirë, sipas mungesës së tyre.

DASHI – Udhëheqësi i impulsit

Sunduar nga Marsi, planeti i luftës dhe veprimit, Dashi është një shpërthim energjie. Ai nuk ndjek, ai udhëheq. Vendimet i merr në çast, pa analizuar gjatë, dhe vepron sipas zemrës, jo logjikës.

Mos i thuaj kurrë një Dashi: “Duhet të bësh këtë.”

Sepse ai do të bëjë saktësisht të kundërtën, me krenari.

UJORI – Rebel me kauzë

Ndryshe nga Dashi që vepron nga instinkti, Ujori rebelon nga bindja. Sunduar nga Urani, planeti i revolucionit dhe ndryshimit, ai nuk është thjesht i pavarur, është i paprekshëm nga presioni shoqëror.

Thuaji “jo” një Ujori dhe do të të përgjigjet “po” me vepra.

Ai mund ta kthejë jetën përmbys në një sekondë  dhe do të buzëqeshë ndërsa e bën.

Nëse je Dashi apo Ujori, ndoshta tashmë e di se nuk je bërë për të ndjekur turmën. Dhe nëse ke një të tillë në jetën tënde, ndoshta është koha të ndalosh së dhëni udhëzime… sepse këta të dy vetëm në rreth të kuq funksionojnë më mirë. 

Tags:

horoskopi

Poll