MAGAZINË /

Reshje shiu me shtrëngata e shkarkesa elektrike, si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 22 tetor.

Shkruar nga Versus

Reshje shiu me shtrëngata e shkarkesa elektrike, si parashikohet të

Ditën e mërkurë ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me reshje shiu, të cilat pritet të bëhen prezente prej orëve të mesnatës, fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin.

Reshjet e shiut do të vijojnë të herëpashershme gjatë gjithë ditës me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa lokalisht në zonën perëndimore e qendrore në pjesën e parë të ditës reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash me shkarkesa elektrike. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të vijojnë me intensitet kryesisht të ulët ndërsa pas orëve të pasdites gradualisht reshjet do ndërpriten.

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoj shpejtësi deri 16m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë. Versus.al

Poll