AKTUALITET /

EMRAT/ U arrestuan pas dhunës në protestën e PD, 7 protestuesit dalin nesër para gjykatës

Shkruar nga Versus

EMRAT/ U arrestuan pas dhunës në protestën e PD, 7 protestuesit

Ditën e nesërme, 7 nga 21 protestuesit e arrestuar gjatë protestës së PD mbrëmjen e 10 shkurtit, do të dalin para gjykatës për verifikimin e masave të sigurisë.

Seanca pritet të nisë në orën 12:00. 7 të arrestuarit janë Rei Bogdani, Sindrit Peka, Joel Korbi, Kreshnik Kastrati, Zeni Guraj, Daniel Zeka dhe Oresti Halilaj. Ata akuzohen për sjellje të dhunshme ndaj efektivëve të policisë, hedhjen e molotovëve dhe shkatërrimin e pronës me zjarr.

Gjithashtu janë referuar materiale në prokurori për deputetët Belind Këlliçi, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Luan Baçi, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shtytja e të miturit në krim”.

EMRAT/ U arrestuan pas dhunës në protestën e PD, 7 protestuesit

Si pasojë e përplasjeve në protestën e mbajtur të martën mbetën të lënduar 19 efektivë të policisë të cilët pësuan edhe djegie. Versus.al

Poll