Live Updates /

Kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës miratojnë rezolutë e deklaratë pro ish-liderëve të UÇK: Të zhvillohet proces i drejtë

*Kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës kanë miratuar sot deklaratë dhe rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë të cilët akuzohen për krime lufte dhe është kërkuar dënimi me 45 vite burg për secilin prej tyre. *Fillimisht u miratua deklarata në Kuvendin e Shqipërisë me 92 vota pro mes debateve që e shoqëruan seancën përgjatë zhvillimit të saj. *Më pas gjatë mbrëmjes u miratua me 90 vota pro edhe rezoluta e Kuvendit të Kosovës ku kërkohet një process gjykimi i drejtë ndaj liderëve të UÇK pa patur shtrembërim faktesh. I vetmi që votoi kundër ishte deputeti i Vetëvendosjes, Fatos Geci. LDK nuk mori pjesë në votim, ndërsa Lista Serbe nuk ishte e pranishme në sallë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës kanë miratuar sot deklaratë dhe rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë të cilët akuzohen për krime lufte dhe është kërkuar dënimi me 45 vite burg për secilin prej tyre. *Fillimisht u miratua deklarata në Kuvendin e Shqipërisë me 92 vota pro mes debateve që e shoqëruan seancën përgjatë zhvillimit të saj. *Më pas gjatë mbrëmjes u miratua me 90 vota pro edhe rezoluta e Kuvendit të Kosovës ku kërkohet një process gjykimi i drejtë ndaj liderëve të UÇK pa patur shtrembërim faktesh. I vetmi që votoi kundër ishte deputeti i Vetëvendosjes, Fatos Geci. LDK nuk mori pjesë në votim, ndërsa Lista Serbe nuk ishte e pranishme në sallë.

3 Postime
1 ORE ME PARE

90 vota pro dhe 1 kundër, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për procesin gjyqësor në Hagë

Kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës miratojnë rezolutë e

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe një kundër projektrezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. LDK nuk e votoi rezolutën për shkak se kërkoi shtimin e një pike, gjë që nuk u miratua. Kundër votoi një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. Ndërsa nuk pati asnjë abstenim.

Kjo është rezoluta e parë e miratuar nga Kuvendi i ri i Kosovës i cili u konstituua ditën e djeshme. Një nga pikat e rezolutës, e cila nuk ka peshë detyruese, kërkohet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që “në ushtrimin e funksioneve të tyre, të sigurojnë zbatimin me përpikëri të standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare lidhur me një proces gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm, duke respektuar gjithashtu parimet e transparencës, llogaridhënies dhe kultivimit të besimit të publikut në drejtësi”.

Rezoluta:

Duke rikonfirmuar përkushtimin e plotë të Kuvendit për respektimin e rendit kushtetues, përfshirë Amendamentin Nr. 24 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës për themelimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar;

Duke rikujtuar qëllimin e këtij amendamenti dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për të adresuar dhe demantuar akuzat e pabazuara që burojnë nga Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës [Dokumenti 12462] i 7 janarit 2011, të cilat as pas një dekade hetimesh ndërkombëtare nuk kanë përbërë bazë për t’u përfshirë në aktakuzat e ngritura kundër udhëheqësve dhe luftëtarëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;

Duke shprehur besimin e plotë në vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pjesë sublime e historisë sonë të lavdishme, mbi të cilën qëndron Republika jonë dhe duke nderuar sakrificat e burrave dhe grave të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e saj, siç nënvizohet edhe në preambulën e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës;

Duke theksuar përkushtimin tonë të plotë për mbrojtjen e vlerave të demokracisë, ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor, të saktësuara në Kushtetutën e Republikës sonë dhe në aktet e standardet ndërkombëtare;

Duke theksuar përkushtimin tonë të plotë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë dhe me instrumente ndërkombëtare, si Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut;

Duke e vlerësuar të domosdoshme që të ritheksohen detyrimet që rëndojnë mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ashtu si edhe mbi çdo institucion tjetër të Republikës së Kosovës, lidhur me zbatimin e standardeve dhe parimeve kushtetuese e ndërkombëtare për administrimin e duhur të drejtësisë;

Kuvendi i Republikës së Kosovës

1.       KËRKON nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që, në ushtrimin e funksioneve të tyre, të sigurojnë zbatimin me përpikëri të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, që përmban standardet më të mira ndërkombëtare, lidhur me një proces gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm, duke respektuar gjithashtu parimet e transparencës, llogaridhënies dhe kultivimit të besimit të publikut në drejtësi.

2.       KËRKON nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që, në ushtrimin e funksioneve të tyre, të sigurojnë zbatimin me përpikëri të standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare lidhur me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të tjerëve, përfshirë edhe detyrimet që burojnë nga jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

3.       KËRKON nga Ombudspersoni i Dhomave të Specializuara, përgjegjësia ekskluzive e të cilit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që të veprojë me pavarësi dhe paanësi të plotë në ushtrimin e këtij funksioni, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe aktet e standardeve ndërkombëtare lidhur me këtë funksion.

4.       KËRKON nga shtetet financuese dhe mbështetëse të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë që ta respektojnë marrëveshjen me Republikën e Kosovës, që gjykata të operojë në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, e cila në brendi i ka të gjitha standardet më të mira ndërkombëtare. Shtetet financuese dhe mbështetëse të Dhomave të Specializuara të Kosovës duhet të marrrin përgjegjësi, nëse shkelen këto të drejta.

5.       INKURAJON të gjitha shtetet demokratike të bashkohen në thirrjen tonë për respektimin e plotë të standardeve ndërkombëtare për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm – standarde këto që burojnë nga tradita kushtetuese e të gjitha shteteve demokratike dhe akteve e rekomandimeve të miratuara nga mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë, por pa u kufizuar, nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

6.       INKURAJON mekanizmat monitorues për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore në kuadër të organizatave ndërkombëtare, si dhe organizatat joqeveritare ndërkombëtare e vendore, për monitorim të shtuar të pajtueshmërisë së funksionimit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore në procese gjyqësore dhe raportimin e shkeljeve të evidentuara.

7.       KONFIRMON zotimin dhe përkushtimin për sigurimin e të gjitha mekanizmave, përfshirë ato financiare, në mbështetje të të drejtave të mbrojtjes së udhëheqësve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Specializuara.

8.       KONFIRMON zotimin dhe përkushtimin e plotë për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për afirmimin e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe historisë mbi të cilën është ndërtuar Republika e Kosovës.

Më herët edhe Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 92 vota pro deklaratën e përbashkët në mbrojtje të ish-liderëve të UÇK të cilët prej 2020-ës mbahen në paraburgim nën akuzë për krime lufte. Versus.al

 

 

10 ORE ME PARE

Balla kërkon ndërprerjen e punimeve të Kuvendit dhe deklaratë urgjente kundër aktakuzës për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës miratojnë rezolutë e
Taulant Balla

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, riktheu në vëmendje gjyqin që po zhvillohet në Hagë për ish-krerët e UÇK-së dhe kërkesën e prokurorisë për 180 vite burg për Veselin, Thaçin, Selimin dhe Krasniqin (45 vite secilit).

Balla propozoi ndërprerjen e punimeve të parlamentit dhe ngarkimin e dy përfaqësuesve nga mazhoranca dhe opozita në Komisionin e Politikës së Jashtme për përgatitjen e një deklarate urgjente të Kuvendit, e cila të shprehë revoltën ndaj aktakuzës.

“Ditën e hënë u njoftuam me një aktakuzë të papranueshme ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. 180 vite burg janë kërkuar për udhëheqësit e UÇK-së, një aktakuzë e padëgjuar, ndërsa për askënd nga përgjegjësit e ushtrisë serbe në Kosovë nuk ka pasur masa të tilla. Kuvendi i Shqipërisë duhet të ndërpresë menjëherë punimet, të ngarkojë Hasanin dhe Shehun në Komisionin e Politikës së Jashtme dhe të përgatisë urgjentisht një deklaratë që të mbështetet nga të gjitha palët në Kuvend, për t’i bërë të qartë Hagës dhe çdo aktori tjetër se populli shqiptar nuk mund të lejojë që të hedhë baltë mbi një luftë çlirimtare si ajo e Kosovës dhe e UÇK-së. Kjo deklaratë duhet të publikohet menjëherë!”, tha Balla, dhe propozimi u miratua pa kundërshtim./Versus.al

11 ORE ME PARE

Tension në Kuvend: Peleshi i fik mikrofonin Berishës, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren! Miratohet dokumenti për gjyqin e Hagës!

 



Poll