MAGAZINË /

Reshje shiu të herëpashershme në këto zona, si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 7 prill.

Shkruar nga Versus

Reshje shiu të herëpashershme në këto zona, si parashikohet

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellime dhe dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas-here do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore.

Më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër.

Në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore do të ketë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin përmirësim të theksuara të situatës atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie si në orët e mëngjesit EDHE të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 60 km/h nga drejtimi Verilindor; duke sjellë në brigjet detare dallgë deri në 6 ballë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: