MAGAZINË /

Reshje të dendura shiu dhe shtrëngata, si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 26 shtator.

Shkruar nga Versus

Reshje të dendura shiu dhe shtrëngata, si parashikohet të

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat pritet të jenë deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët në orët e mesditës dhe pasdites në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në Berat pritet të shënohen temperaturat më të larta deri në 32 gradë celcius.

Era me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë. Versus.al

Poll