Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët në gjithë territorin. Orët e paradites parashikohet të jenë me diell, ndërsa gjatë mesditës mund të ketë kalime të lehta vranësirash në zonat malore.
Temperaturat priten të shkojnë nga 19 deri në 32 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare, era do të jetë më e theksuar, duke arritur hera-herës deri në 14 m/s.
Deti do të paraqitet me dallgëzim të ulët deri mesatar, 1 deri në 3 ballë. Versus.al







