MAGAZINË /

Rikthehen reshjet e shiut, por temperaturat mbeten të larta! Si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 15 prill.

Shkruar nga Versus

Rikthehen reshjet e shiut, por temperaturat mbeten të larta! Si

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër do të zhvillohen duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë më vranësira dhe reshje të pakta shiu në zonat Veriore dhe Qëndrore duke lënë zonat Jugore të vendit nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. por pa reshje.

Gjatë natës do të ketë përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor. Për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: