Kënga e krijuar nga tifozët e Argjentinës pas fitores së Kupës së Botës ndaj Francës është kthyer sërish në burim polemikash.
Në tekstin e këngës përfshihen thirrje fyese dhe raciste ndaj disa lojtarëve të Francës me origjinë afrikane dukë përfshirë dhe kapitenin Kylian Mbappe.
'Luajnë te Franca por të gjithë vijnë nga Angola. Sa bukur që vaprojnë, janë si ‘trabas’ (travestitë) si Mbappe. Zonja e tij (nëna) është nigeriane, plakushi i tij është kamerunas, por me dokumente ai natyralizuar francez' këngë e cila është kënduar nga futbollistwt argjentias dhe pas fitores së Kupës së Amerikës.
Kënga u këndua në autobusin e ekipit të Argjentinës, siç tregohet në një video live, të postuar nga mesfushori i Chelsea dhe Argjentinas, Ezno Fernandez .
Në një përpjekje për të shmangur polemika, videoja e drejtpërdrejtë u ndërpre menjëherë nga moderatori, por jo përpara se brohoritja raciste, e krijuar në vitin 2022, të dëgjohej duke u zhurmuar rreth autobusit të ekipit të Argjentinës.
???????????? Les joueurs de l’Argentine ont entonné un chant RACISTE à l’encontre de l’Équipe de France après leur victoire en Copa America :
— Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) July 16, 2024
« ???????????? ???????????????????????? ???????????????? ???????? ???????????????????????? ???????????????? ???????????????????????????????? ????'????????????????????????,
???????????? ???????????????? ???????????????? ????????????????????????,
????????????… pic.twitter.com/XkDk19WwN7







