MAGAZINË /

Roberto Baggio flet pas tmerrit që përjetoi nga grabitësit: Jemi mirë duhet të kapërcejmë frikën

Legjenda e futbollit italian ka bërë një postim në rrjete sociale ku ka treguar se si është gjendja e tij shëndetësore.

Shkruar nga B.SH
Roberto Baggio flet pas tmerrit që përjetoi nga grabitësit: Jemi
Roberto Baggio

Roberto Baggio së bashku me familjen e tij kaluan momente shokuese mbrëmjen e djeshme teksa po shikonin Spanjë-Itali, ndeshje e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit B të Kampionatit Evropian në Gjermani.

Ish-fituesi i Topit të Artë u rrah dhe u grabitur në vilën e tij në Altavilla nga një bandë prej 5 personash të armatosur.

Por pak më parë legjenda e futbollit italian ka bërë një postim në rrjete sociale ku ka treguar se si është gjendja e tij shëndetësore.

Baggio shprehet se është mirë dhe se dhuna që pësoi i shkaktoi vetëm disa qepje por edhe frikë. 

“Si fillim, unë dhe familja ime dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë për dashurinë e madhe që kemi marrë. Faleminderit nga zemra.

Në rrethana të tillë mund të ndodhë çdo gjë, por për fat të mirë dhuna që pësova më shkaktoi vetëm disa qepje, por edhe shumë frikë. Frikë që duhet ta kapërcejmë dhe lëmë pas” – tha ai.

 

 

Poll