
Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Rogerti, ka vendosur të shndërrojë në projekt muzikor një nga debatet më të komentuara të qëndrimit të tij në shtëpi.
Ai ka publikuar këngën e re “Ala Ya Dubai”, në bashkëpunim me reperin Don Phenom, e shoqëruar edhe me videoklip ku shfaqen skena të ndryshme, përfshirë momente të xhiruara në bilardo. Projekti shihet si një tentativë për të kapitalizuar vëmendjen e krijuar gjatë spektaklit.
Publikimi vjen menjëherë pas deklaratave të Selinës në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ajo u shpreh se Rogerti po përpiqet të mbajë vëmendjen duke përdorur emrin e saj, duke shtuar se nuk ka ndërmend t’i japë më hapësirë reagimeve të tij.
Kënga e re po interpretohet nga ndjekësit edhe si një përgjigje indirekte ndaj deklaratave të saj, duke vazhduar kështu jehonën e debatit të nisur brenda reality show-t.

