AKTUALITET /

E rëndë në Korçë/ Ishte zhdukur prej 6 muajsh, gjendet një trup i pajetë detajet e para

Një trup i pajetë është gjetur në zonën e Çardhakut në Moravë, i cili dyshohet se i përket një personi të raportuar i zhdukur prej rreth 6 muajsh.

Shkruar nga Versus

E rëndë në Korçë/ Ishte zhdukur prej 6 muajsh,

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën e Çardhakut në Moravë. Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte raportuar i zhdukur prej rreth 6 muajsh.

Personi është identifikuar si një endacak dhe, nga këqyrja e parë e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi është transportuar në morgun e Spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar kohën e saktë të vdekjes dhe shkaqet e saj.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet dhe procedurat për zbardhjen e plotë të rastit./Versus.al

Poll